Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e përgjigjes së disa institucioneve dhe mungesës së zbatimit të rregullores në lidhje me interpelancave.
Kapri i është drejtuar edhe opozitës me pyetjen: A do të bashkëpunojnë apo jo me Ramën’, në ;lidhje me komisionin e Reformës Territoriale.
Ai shtoi se nuk mund të ketë bashkëpunim për sa kohë që kryeministri kërcënon sipas tij me numrat e deputetëve që ka në Kuvend.
“Mënyra si e bëni kalendarin është që disa trajtohen si të nënës disa si të njerkës. Mjafton të kujtoj që në fillim të dhjetorit kam dërguar në Kuvend ndryshime të Kodit Rrugor për mundësinë e të rinjve shqiptar që të lëvizin me monopatina si të tjerët në Europë.
Kthesa dhe kthim përgjigje as nuk bëhet fjalë. E njëjta vlen edhe për interpelancat. Ka një rregullore që thotë duhet të bëhet brenda 3 javësh, pasi ka të bëjë me aktualitetin.
Sa i përket komisionit të Reformës Territoriale. Dua të kuptojmë, do të bashkëpunohet apo jo me Ramën? Si mund të ulesh me Ramën kur Rama të kërcënon thotë kam numrat dhe nuk pyes me ty. Dhe i lutemi Ramën tani na prit në komision është e pamundur me këtë kryeministër ku ka këtë dhunë kartoni të negociosh dhe të bësh reforma të mëdha. E pamë Reformën e Ramës në 2015 të pushtetit lokal se çfarë ndodhi. Pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme. Nuk mund ta tolerojmë këtë gjë”, tha Kapri.
