Vetëm 3 ishin ndeshjet e zhvilluara të hënën në mbrëmje në NBA, teksa ra në sy forma shumë e mire që po kalon skuadra e Houston Rockets.

Teksanët arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 118-114 Indiana. Alperen Sengun me 39 pikë e 16 rebound ishte më i miri në fushë për teksanët. Për Pacers 27 pikët e Siakam rezultuan të pamjaftueshme.

Jashtë fushe triumfon edhe Philadelphia, që falë trios Maxey-Embiid-Barlow, triumfoi 128-113 ndaj Clippers. Kjo trio realizoi 79 pikë, duke bërë diferencën në parket. Jordan Miller realizoi 21 pikë për kalifornianët, ndërsa zërat e emrkatos flasim për një largim të mundshëm të James Harden, me 36 vjeçarin që pëlqehet nga Cavaliers.

Ndërkohë Memphis, pas një ndeshje spektakolare, surprizoi Minesotën, duke e mundur 137- 128 Minnesota. Jaren Jackson me 30 pikë, ishte më i dalluari në parket për skuadrën vendase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: