Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se kjo mazhorancë vepron me hipokrizi, ku nga një anë është amnistia për të shfryrë mbipopullimin në burgje, ndërkohë nga ana tjetër miratohen ndryshimet në Kodin e ri Penal, ku parkimi dysh dënohet me burg.
Blushi u ndal edhe në rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, që nënshkruan tendera edhe pse ndaj saj janë ngritur disa akuza dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë kreu i PL Ilir Meta ndodhet në qeli.

“Zoti ministër i drejtësisë! Ju kam thirrur për të dhënë llogari për një krim shtetëror dhe me qëllim të qartë politik, të degradimit sistematik të sistemit penitenciar të kthyer në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori kriminal.
Viktimat nuk janë të burgosurit dhe të paraburgosurit e trajtuar në kushte kafshërore dhe çnjerëzore, por edhe gardianët që i keni shndërruar në skllevër të administratës kriminale, që ju i keni inkurajuar.,
E rrezikshme në një shtet që funksionon si bandë, narkopolicët që rrëmbejnë minorenë dhe e fusin në burg, shpërblehen me 300 euro, kurse gardianët nuk marrin asnjë shpërblim, nuk paguhen për orët jashtë orarit dhe nuk i jepen detyrimet.
Ky është një regjim që përndjek të ndershmit dhe shpërblen dhunuesit. Ju keni shkelur me vetëdije parimet kryesore, tre shtyllat kryesore, mes tyre të drejtat e njeriut. Ky debat është akt mbrojtës për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Kjo është hipokrizi., Në një anë shpallni amnistinë për të ulur mbipopullimin në burgje, në anën tjetër miratoni burgun për parkingjet dyshe ndaj qytetarëve të ndershëm.
Të paktën 251 anëtarë të bandave më të rrezikshme enden të lirë rrugëve, më i fundit një killer i rrezikshëm që u arratis nga spitali i Durrësit, që ju ia krijuat mundësitë, duke qenë as me pranga dhe as i ruajtur mirë.
Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë.
Nuk e fshihni dot, as me propagandë, sepse e pa e gjithë bota se çfarë ndodhi më 21 tetor 2024, me qëllim që të vidheshin zgjedhjet e 11 majit dhe terrorizuar anëtarët e Partisë së Lirisë, ish-presidenti i Republikës, në mbrojtje nga Garda, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës nga banda e maskuar e policëve, u mor me forcë u fut në furgon pa asnjë vendim gjykate.
Edhe ndërkombëtarët e nënvizuan këtë shkelje, ku rrëmbimi ndodhi në mesditë dhe vendimi i gjykatës doli dy orë më pas. Pra fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij në atë periudhë, për të cilin nuk kishte asnjë urdhër ndalimi. Akt kriminal, banditesk, i kryer nga çeta e Ergys Agasit, me ndikim direkt nga çiraku i tij, kreu i Policisë, Ilir Proda dhe me ndihmën e ministrit tuaj që tani po largohet nga salla, Ervin Hoxhën, të cilin e shpërblyet si më të votuarin në zgjedhjet e 11 majit.
Ju e dini mirë se kush e urdhëroi dhe organizoi atë akt kriminal dhe rrëmbim, pra nga njeriu i afërt i Ramës, Ergys Agasi.
Ndaj duhet që sot të jepni llogari për këtë krim me urdhër direkt të kreut të bandës qeveritare.
Prej ditësh Avokati i Popullit ju ka dhënë në tavolinë rekomandime për të zbatuar, në lidhje me akin e rrëmbimit të zotit Ilir Meta, që e rrëmbyer në mënyrë mafioze, e vijoni ta mbani në izolim pa asnjë provë e fakt, me zero pasuri të paluajtshme. Meta qëndron i izoluar, kurse hajdutët tuaj janë të lirë e vijojnë të vjedhin. Belinda vijon të japë tendera edhe pse ka mbi shpinë një mal me akuza, sigurisht me urdhër të Ramës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb