Muriqi shënoi golin e 15-të në La Liga, në ndeshjen ndaj Sevillas, të fituar 4-1 nga Mallorca. Pas takimit, sulmuesi dardan u shpreh i lumtur.

“Ishte ndeshje vitale për ne. Është dashur të fitojmë dhe shfaqëm intensitet që nga minuta e parë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme dhe bindëse. Shpresojmë për të tjera.

Që nga fillimi kemi bërë presion lart dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Dua të uroj David Lopezin, që bëri punë fantastike. Është dukur që e ka veshur fanellën e Mallorcas për dhjetë vjet.

Gjithnjë shpresoj për më shumë gola. Shpresoj se mund ta ndihmoj Mallorcan me më shumë gola”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb