Jasir Asani merr vendimin. Sulmuesi kuqezi do të vijojë të qëndrojë te Esteghal në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga vetë sulmuesi kuqezi, në një postim në rrjetet sociale.

“Të dashur tifozë besnikë dhe të mrekullueshëm të Esteghlal, dita që mora ofertën e Esteghlal dhe ndjeva pasionin dhe emocionin, e zgjodha këtë skuadër me gjithë zemër për të qëndruar krah jush dhe të luftoj për sukses.

Këto ditë, dëgjoj zëra të ndryshëm për largimin tim, por e vërteta është se fola me trajnerin dhe i premtuam njëri-tjetrit të luftojmë bashkë për objektivat tonë, krah jush dhe me mbështetjen tuaj.

Jam këtu për shkak të dashurisë suaj, dhe do të qëndroj me Esteghlal derisa të arrijmë një sukses madhështor. Nuk do shkoj askund. Ju kërkoj vetëm të vazhdoni të mbështesni skuadrën, lojtarët, dhe trajnerin tonë që punon pa u lodhur dhe me pasion çdo ditë. Më besoni, bashkë do të kemi sukses. Vetëm Esteghlal”, shkruan Asani në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb