Trabzonspor do të luajë në Kupën e Turqisë ndaj Fethiyespor në orën 18.30. Në këtë takim, te Trabzonspor, titullar është Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi Muçi, shpreson që të lërë gjurmë, në ndeshjen që luhet në Papara Park.

24-vjeçari, në 16 ndeshje ka realizuar 8 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist. Hera e fundit kur ai shënoi ishte me 18 janar, në sfidën e kampionatit ndaj Kocaelispor. Kujtojmë se Muçi është i huazuar nga Besiktas dhe mundësitë janë të mëdha që Trabzon të blejë kartonin e lojtarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb