Ndeshja Cremonese-Inter u shoqërua me një incident, kur një fishekzjarr u hodh nga sektori i tifozëve zikaltër dhe shpërtheu pranë këmbëve të portierit vendas, Audero, i cili u rrëzua në tokë dhe qëndroi aty për disa minuta. Portieri i Cremonese, Audero tregoi arsyet se përse qëndroi në fushë.

“Adrenalina para së gjithash. Por e bën edhe sepse je në fushë, e kupton situatën dhe nuk do që të përfundojë në atë mënyrë.

Brenda meje nuk ndjeja vullnetin për t’u larguar. Të ndërpritej ndeshja për një episod të tillë nuk më shkonte për shtat. E dija që mund t’ia dilja. Edhe pse pastaj ndodhi diçka”- tha Audero.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb