Teuta nënshkruan me mesfushorin Santiago Puzzo. 19-vjeçari vjen pas një përvoje në Argjentinë te CA Talleres dhe transferimi i tij ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Dobi.
Postimi:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit sulmues Santiago Puzzo, lojtar argjentinas i natyralizuar si paraguaian, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Mesfushori sulmues 19-vjeçar vjen nga skuadra argjentinase 🇦🇷 CA Talleres, ku ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive, duke dëshmuar potencial të madh dhe efikasitet të lartë në repartin ofensiv. Puzzo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Paraguait U20.
Ai do t’i bashkohet menjëherë skuadrës nën drejtimin e trajnerit Dobi, duke u bërë përforcimi më i ri i bluve për vazhdimësinë e sezonit.
Mirë se erdhe në Durrës, Santiago!
