Ernest Muçi fantastik. Sulmuesi i kombëtares ka shënuar një gol mjaft të bukur me fanellën e Trabzonspor, në ndeshjen e kupës ndaj Fethiyespor. Në minutën e 69-të, një goditje nga distanca e Muçit përfundoi në rrjetë, me portierin që në këtë rast nuk mund të bënte asgjë dhe mbeti i palëvizur.

Forma e tij fantastike e ka shndërruar atë në të preferuarin e tifozëve dhe të trajnerit, i cili ka besim të madh te lojtari. Me këto paraqitje, Trabzonspor po bindet edhe më shumë për blerjen përfundimtare të kartonit nga Besiktas.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb