Një 54-vjeçar grek dhe një 37-vjeçar rumun janë arrestuar për sabotim të anijeve luftarake të Marinës Gjermane.

Sipas aktakuzës, të dy burrat punonin në kantierin detar të Hamburgut dhe dyshohet se kishin dëmtuar anijet e destinuara për Marinën Gjermane.

Sipas raportimeve të Bild, korveta “Emden” kishte mbi 20 kilogramë zhavorr gërryes të hedhur në motor, çka shkaktoi dëme në tubat e furnizimit me ujë të pijshëm, heqjen e kapakëve të rezervuarit të karburantit dhe çaktivizimin e çelësave të sigurisë së sistemeve elektronike. Incidenti u bë i dukshëm pak para nisjes së parë të anijes, në mesin e janarit 2025, me destinacion Kiel.

Arrestimet u kryen në Hamburg dhe në një fshat në Rodope, si rezultat i një operacioni të autoriteteve të Hamburgut në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht, u kryen kontrolle në shtëpitë e të arrestuarve në Hamburg, Rumani dhe Greqi. Koordinimi i operacioneve ndërkufitare u realizua nga Eurojust, me seli në Hagë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb