Laorent Shabani mbërriti te Partizani para disa ditësh si një nga përforcimet më të rëndësishme të kësaj merkatoje për të kuqtë. Sulmuesi i krahut të majtë, i formuar në Suedi ku ishte në pronësinë e Norkonping, e pati të pamundur të aktivizohej në ndeshjen ndaj Elbasanit. Megjithatë, këtë të hënë mbërriti edhe konfirmimi i dokumentacionit të ish-lojtarit të Shpresave të Shqipërisë.

26- vjeçari do të jetë i gatshëm duke nisur nga ndeshja e radhës për Partizanin, ajo ndaj Bylisit të premten. Aventura e fundit për Shabanin ishte ajo në Suedi me klubin e Varbergs. Gjatë karrierës së tij, futbollisti 26-vjeçar ka koleksionuar 187 paraqitje duke shënuar 27 gola si dhe dhuruar 11 asistë.

Sulmuesi pritet të ofrojë më shumë alternativa për stafin teknik të kryeqytetasve pasi karakteristikat e tij ia lejojnë të luajë në të dy krahët e sulmit si në të majtë (roli parësor), ashtu edhe në të djathtë. Vlera aktuale e Shabanit sipas sajtit të specializuar “transfermarkt”, është 400 mijë euro duke e bërë sulmuesin një nga më të shtrenjtët në organikën e të kuqve.

Shabani
Shabani

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb