Gazetari Almer Toska deklaroi në “Studio 24” se Belinda Balluku ështe zyrtarja më e korruptuar në vend, e cila ka vjedhur 5 mld euro.
Sipas tij, presioni mbi Gjykatën Kushtetuese tregon panikun e Ramës i cili sot gjendet në presionin e trekëndëshit Agasi-Agaçi-Balluku.
“Të gjithë ata që i thërrasin ndërgjegjes në Kushtetuese, duhet të shkruajnë historinë me këtë vendim.
Duhet t’i thonë shqiptarëve që ne vendosëm fatin juridik të një zyrtari të korruptuar I cili nuk duhet të jetë në asnjë moment i lirë por pas hekurave,
Një person si Belinda Balluku që ka vjedhur 5 miliardë euro. Është personi më i korruptueshëm në vend, ajo që ka krijuar një skemë korruptive në këtë vend që ka një .
trekëndësh që kontrollon Ramën. Agasi, Agaçi dhe Balluku, trekëndëshi që mban nën presion Ramën që e përdorin dhe ai shkon e I bën presion Kushtetueses. Ndaj ai nxitet nga këta njerëz”, tha Toska.
Almer Toska: Askush nuk mund të dalë mbi interesin amerikan, dhe askush nuk e vë interesin e tij mbi atë të shqiptarëve. Në 8 anëtarë sot raporti ndahet 4 pro Ballukut, 4 kundër Ballukut.
Shumë prej anëtarëve të Kushtetueses është tentuar të takohen, të korruptohen. Nga ana tjetër nuk mendoj se SPAK e amerikanët kanë mbetur duarkryq për të kuptuar si dhe ku do të shkojë vota nesër.
Ndaj sot ka një deklaratë e shoqatës kombëtare të gjyqtarëve. Kjo tregon se presioni mbi ta është i madh, ata do të duhet të vendosin për të mirën e Shqipërisë apo për të mirën e Ballukut, pro amerikan apo jo.
Askush nuk i shmanget vendimarrjes.
I vetmi që po përpëlitet pas Ballukut, është Rama. Atij i intereson pro zonjës Balluku që asaj t’i hiqet pezullimi që nesër mos të krijohet precedenti i famshëm. Të gjithë ata që i thërrasin ndërgjegjes duhet të shkruajnë historinë me këtë vendim.
Duhet t’i thonë shqiptarëve që ne vendosëm fatin juridik të një zyrtari të korruptuar I cili nuk duhet të jetë në asnjë moment i lirë por pas hekurave,
Një person si Belinda Balluku që ka vjedhur 5 miliardë euro. Është personi më i korruptueshëm në vend, ajo që ka krijuar një skemë korruptive në këtë vend që ka një .
trekëndësh që kontrollon Ramën. Agasi, Agaçi dhe Balluku, trekëndëshi që mban nën presion
