Bastisja e zyrës së “X” në Paris është një sulm politik.
Pronari i rrjetit social, Elon Musk, e bëri këtë të ditur në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Ky është një sulm politik”, shkroi Musk në një koment në një publikim në lidhje me bastisjet në zyrën e rrjetit social në Paris.
Duhet theksuar se departamenti i krimit kibernetik i Prokurorisë Franceze, në koordinim me Europolin dhe policinë franceze, kontrolloi zyrat franceze të rrjetit social “X” në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk. Kjo në lidhje me një hetim të nisur kundër tij në janar 2025 pas ankesave në lidhje me funksionimin e algoritmeve të rrjetit social.
