Mrekullia e Albacete shuhet përfundimisht në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, por largohen me kokën lart edhe përballë Barçës, fundja do të kujtohen gjatë se si një ekip i ligës së dytë eliminoi gjigandët e Real Madrid. Pavarësisht diferencave të mëdha në çdo aspekt, Albacete reziston, të paktën deri në minutën e 39-të ku Yamal me një goditje shumë të bukur brenda në zonë zhbllokoi ndeshjen.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të Araujo me kokë dyfishoi shifrat gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Ky ishte një gol shumë i rëndësishëm në aspektin personal për mbrojtësin uruguaian i cili prej javësh vuante nga shqetësimet mentale. Pavarësisht epërsisë së dyfishtë, Barcelona nuk e uli ritmin, me Fermin dhe Ferran Torres që tentuan në çdo formë të gjenin golin e tretë. Atëherë kur më pak pritej, Albacete ngushtoi shifrat në 1-2 në minutën e 87-të. Goli i Moreno-s vendosi jo pak në siklet Barçën, por rezultati mbeti i pandryshuar me Barcelonën që kalon më tej.

Në përfundim të ndeshjes, Hansi Flick i gëzohet vetëm faktin që ekipi i tij u kualifikua për në gjysmëfinale: “Luftuam deri në fund, është bukur të shohësh këtë qëndrim nga lojtarët, jam shumë krenar. Në këto lloj ndeshjesh thjesht duhet të fitosh dhe ne ja dolëm. Jemi në gjysmëfinale, kështu që jemi të lumtur”, u shpreh Hansi Flick.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: