Pas dorëzimit të fanellës prestigjioze me numrin 10, Juventusi është gati ta bëjë Kenan Yildizin simbolin e të tashmes e të ardhmes në skuadrën bardhezi. Sipas asaj që raportojnë mediat torineze, pas interesimit të disa gjigantëve evropianë, Juve ka përshpejtuar dhe ditët e fundit janë shënuar hapa të rëndësishëm përpara në negociatat mes palëve për rinovimin e kontratës së talentit turk, e cila skadon në qershor të vitit 2029.

Kthesa duket shumë afër dhe firma për rinovimin konsiderohet e pashmangshme, aq sa mund të vijë që brenda fundit të kësaj jave. Paga aktuale prej 1.7 milionë euro neto në sezon do të rritet deri në 6 milionë euro plus bonuse, duke e bërë Yildizin lojtarin më të paguar të skuadrës, duke pasur parasysh largimin pothuajse të sigurt të Dusan Vlahovic në fund të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: