Polonia është bërë vendi i parë që krijon një komision qeveritar për të hetuar rastin e Jeffrey Epstein. “Dokumentet e publikuara deri më tani përmbajnë mbi 1,000 dosje që lidhen drejtpërdrejt me Vladimir Putinin dhe rreth 9,000 që kanë të bëjnë me Moskën.

FBI ka deklaruar se kishte informacione që sugjeronin se Jeffrey Epstein menaxhonte një pjesë të pasurisë së Vladimir Putinit. Dihet që Epstein arkivoi të gjitha mesazhet, emailet dhe dokumentet e tij. Ai gjithashtu mbajti materiale video dhe foto. Ai regjistroi dhe filmoi udhëheqës perëndimorë me ndikim – presidentë, kryeministra dhe krerët e korporatave të mëdha globale.

“Gjithnjë e më shumë komentues dhe ekspertë sugjerojnë se ka shumë të ngjarë që ky të ketë qenë një operacion i parapërgatitur nga KGB-ja ruse – një i ashtuquajtur “vazo mjalti”, një “kurth i ëmbël” i vendosur për elitat e botës perëndimore, veçanërisht SHBA-në. Nuk kam nevojë të shpjegoj se sa serioze është për sigurinë kombëtare të Polonisë që inteligjenca ruse mund të ketë qenë e përfshirë në organizimin e këtij operacioni”, deklaroi Donald Tusk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: