Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

“Dua tju flas për një projekt të madh të qeverisë së bashku me Komisionin Europian, “Projekti i garancisë rinore” që ka synim të identifikojë e aktivizojë të rinjtë që kanë potencial por që nuk janë aktivë në kërkimin e rrugës së nxjerrjes të më të mirës nga vetmja. Siguron mbështetje ekonomike, trajnime dhe aftësim profesional për të rinjtë. Mundësi konkrete punësimi, vazhdimin e arsimit dhe praktikave dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Do t’ju këshilloja të njiheni me këtë projekt, edhe financiarisht i qënësishëm, 65 mln euro në mos gabohem.

Bëni gjithçka mundeni që të aftësoheni, edhe përtej asaj që ju jep orari i punës. Këtu është dhe drejtorja e administratës publike. Po bëjmë dhe një tjetër plan për të ofruar mundësi më tepër për administratën publike. Me bindjen se kjo është puna. Ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara agjendën e thithjes së burimeve më të mira që dalin nga universiteti. Mos u dorëzoni që të bëni realitet ëndrrat me sytë hapur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb