Pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi kongresmeni amerikan, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme, ka pritur edhe përfaqësuesit e poozitës. Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, kryerepublikani Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso.
Detajet nga takimi i ka ndarë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për në BE”, thekson Bardhi.
Postimi i Bardhit
📍Washington DC 🇺🇸🤝🇦🇱 Gjatë vizitës në Kongresin e SHBA, u takuam me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Fillimisht e falenderuam kongresmenin Self për seancat dëgjimore të zhvilluara në Kongres me fokus zhvillimet në Shqipëri, si dhe për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë ndër vite.
Aleanca në NATO ka detyrime për Shqipërinë, që nuk duhet të bëjë hapa pas në funksionimin demokratik të institucioneve, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në vlerësimin e çdo investimi të huaj në Shqipëri, dhe mbi të gjitha në luftën me tolerancë zero ndaj pastrimit të parave të pista.
Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për në BE.
