Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho është emëruar drejtor i kompanisë së sigurisë Illyrian Guard.

Enrik Banushi është larguar nga ky funksion. Illyrian Guard është shoqëria policore me kapital 100% shtetëror.

Në gusht të 2025 Spaho u emërua drejtor i QSUT, por u largua nga kjo detyrë pas 2 muajsh, në rrethana të paqarta.

Florenc Spaho ka qenë deputet i PS në Qarkun e Elbasanit, por në zgjedhjet parlamentare të 14 majit nuk arriti të zgjidhej në listën e hapur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb