Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te kryqëzimi i Rinasit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e përplasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb