Banorët e fshatit Luz i kanë dhënë për të disatën herë protestave për të kërkuar përmirësimin e rrugës kryesore të zonës.

Edhe pse ditën e djeshme policia procedoi disa prej protestuesve për organizim të një proteste pa leje, banorët insistojnë se nuk do të ndalen. Ata deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri sa kërkesat e tyre për rrugën të përmbushen.

Protestat e banorëve të Luzit reflektojnë pakënaqësinë e komunitetit ndaj gjendjes së infrastrukturës rrugore, e cila sipas tyre përbën një rrezik dhe pengesë të vazhdueshme për qarkullimin dhe jetën e përditshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb