Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në Foltoren e organizuar me qytetarë në kryeqytet iu drejtua gjykatësve që zvarritën vendimin për zv/kryeministren Balluku.
Berisha i cilësoi ata larva pa dinjitet.
“Ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata prnaojnë cdo lloj poshtërimi. Pse? Nuk besoj se do të donin të poshtërohen por ata kanë degraduar në atë shkallë nga diktati i Edi Ramës”, tha Berisha.
Sali Berisha: Do tju jap një shembull, ish-kryeministri italian i ndjerë, mik i madh i shqiptarëve, e majta italiane iu përvesh, kur ishte kryeministër në detyrë kur kryesonte G7, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Ai nuk tha kurrë se nuk do paraqitem.
Shikoni cndodh me këtë bastard të Spiro Kolekëve dhe Kristaq Ramës. Shikoni si i merr zvarrë shtetin dhe cdo gjë. A ka turp më të madh, a mund të bëjë një turp më të madh ata gjykatës që duhet të jenë gjykatësit tonë, tuajët, të shqiptarëve që e trajtojnë veten si larva pa dinjitet. Ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata prnaojnë cdo lloj poshtërimi. Pse? Nuk besoj se do të donin të poshtërohen por ata kanë degraduar në atë shkallë nga diktati i Edi Ramës.
