Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë, Ilir Alimehmeti ngriti shqetësimin për çështjen e barnave dhe rritjen e çmimeve.
Ai theksoi se shumë çmime të barnave u rritën pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa bërë asnjë transparencë për qytetarët.
“U rritën çmimet e barnave pa u shpjeguar fare. Shumë çmime u trefishuan. Askush nuk e kuptoi se përse ndodhi kjo. Nuk u bën asnjë transparencë. Ka ilaçe për sëmundje autoimune, diabetin, e shumë të tjera, dhe e gjitha kjo u bë në kurriz të të sëmurëve, por interesi ishte i disa firmave. Por farmacistëve i kërkohet ë zbatohen disa çmime për të cilat lista nuk u ka ardhur…”, tha ai.
