Juventusi tani është gati ta blindojë Kenan Yildiz. Gjatë ditëve të fundit, ka patur kontakte mes palëve, me negociatat që vijojnë për të zgjatur një kontratë që aktualisht skadon më 30 qershor 2029.
Garancitë për projektin dhe puna e palodhur e Spallettit ishin thelbësore për t’u afruar edhe më shumë me finalizimin e marrëveshjes.
Juventusi dhe Yildiz pritet të qëndrojnë së bashku deri në vitin 2030, ndërsa lojtari turk do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh.
Theksojmë se për lojtarin kishte interes edhe nga gjigandët e Realit të Madridit.
