Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier.

“Nga Fieri, mesazh për demokratët”, shkruan ai bashkëngjitur videos së publikuar.

Në mesazhet e tij Salianji është shprehur i qartë për domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend.

Angazhimi dhe qëllimi kryesor nënvizon ai, është një PD fituese për qytetarët.

“Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një PD që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, tha Salianji në deklaratën e tij në takimin me qytetarët në Fier.

Ndërkohë në foltoren e tij me demokratët e njësive 1 dhe 3, Berisha ka shigjetuar ish-deputetin e PD Ervin Salianji, duke u shprehur se do bëjnë gjithçka për të ripërtërirë Partinë Demokratike por me njerëz me moral, duke shtuar: “nuk ka asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb