Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa foli për çështjen e zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se pritet që të ketë debat gjyqësor.

Megjithatë ai nënvizoi se SPAK tek kjo çështje nuk do dështojë.

“Personi është marrë i pandehur. Ka rëndësi procedimi. Por në ecurinë e procedimit, provat që do jenë atje. Ta supozojmë se kemi në arrest shtëpie duhet parë se konkrete janë provat. Rënia e Qafë Pllocës kërkojnë një gjë, prokuroria cakton grupin e ekspertëve dhe duhet t’i nënshtrohet provave profesionale gjyqësore. Kushdo nga 1990 deri më sot duhet t’i nënshtrohet rreptësisë profesionale të nënshtrimit të provave. Pra duhet akt ekspertimi nga prokurori, t’i nënshtrohet debatit nëse është i vërtetë, i qëndron debatit gjyqësor dhe shndërrohet në provë fajësie. Unë kam vetëm opinioni publik si burim, por unë them se kjo do jetë një çështje që do ketë debat gjyqësor, dhe besoj që nuk do dështojë SPAK tek kjo për fajësinë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: