Një zjarr shpërtheu në një burg për gra në provincën Sakarya të Turqisë gjatë orëve të natës. Sipas raportimeve, flakët përfshinë një pjesë të objektit, ndërsa në vendngjarje u thirrën menjëherë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.
Për shkak të zjarrit, të burgosurat u evakuuan nga ambientet e burgut. Disa prej tyre u prekën nga tymi dhe katër gra u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.
Zjarri u vu nën kontroll dhe u shua brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.
