Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”.

I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.

Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb