Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja është e përbashkët për humbjen e 4 jetëve në një familje, të cilët thuhet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre.
Një tragjedi që bashkon dy komunitete, dy vende dhe lë pas një mesazh të hidhur për sakrificat e emigracionit dhe jetët e pafajshme të humbura shumë herët.
Gazetari Fatmir Popja ka udhëtuar sot drejt fshatit Grykshi i Madh ku ka pllakuar dhimbja për familjen Kola, ndërsa të afërm dhe fqinj të tyre të pikëlluar kujtojnë viktimat. Kushëriri i Arti Kolës, kryefamiljarittë familjes që humbi jetën, tregon se herën e fundit ata ishin takuar për Vit të Ri.
“Jemi të tronditur. Na vjen keq, e kemi njeriun tonë. Jemi të prekur. Nuk dimë se çka ndodhur. Nuk na e merrte mendja që do të ndodhte kjo gjë. E kam kushëri të parë viktimën. Na ka ardhur keq! Ishte për Vit të Ri për herë të fundit në Shqipëri. U takuam. Kjo ishte hera e fundit. Nuk kishim më kontakte!”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
U gjetën të pajetë në banesën e tyre në Itali, kjo është familja shqiptare që u helmua nga monoksidi i karbonit (FOTO)
-
Familja shqiptare e shuar në Itali/ Fshati i origjinës në zi, të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol
-
“Zemrat e tyre rrihnin ende kur i gjetëm”/ Familja shqiptare u shua në Itali, trondit dëshmitari: Sapo hymë në shtëpi pamë…
-
Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare hyri në shtëpi pak muaj më parë, kryefamiljari e restauroi me disa miqtë e tij
-
Darkën e fundit nuk e hëngrën, tavolina ishte shtruar! Shuhet familja shqiptare në Itali, zbardhen emrat e viktimave
-
“Babi nuk mund të na ndash nga…”/ Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç (Pamje të rënda)
-
“Pamë katër trupat në dysheme”/ Tragjedi në Itali, u helmuan nga monoksidi i karbonit, shuhet familja shqiptare