Rubin Hebaj ndryshon skuadër. Sulmuesi shqiptar është larguar nga skuadra e Sogdianas në Uzbekistan, për t’u transferuar te ekipi i Tobolit në Kazakistan.

Hebaj është gati për të nisur këtë aventurë të re, ku synon që të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Klubi i futbollit Tobol ka nënshkruar një marrëveshje me sulmuesin shqiptar Rubin Hebaj”- shkruajnë ndër të tjera kazakët e Tobol. 27-vjeçari ka luajtur në Shqipëri për ekipe të ndryshme si Vllaznia, Partizani, apo edhe Teuta.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOBYL FK (@fctobol)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb