Medin Memeti është zgjedhur lojtari i muajit janar për Melburn Siti në Australi. Tifozët e kanë spikatur ndër lojtarët e tjerë.

Tre gola të shënuar dhe një tjetër i asistuar në tri ndeshjet e fundit, kanë bërë që të kthehet në kryefjalë për klubin e tij. Viti 2026 po e shikon në formë mjaft të mirë, ndërsa duhet thënë se kontakte për të nuk kanë munguar nga FSHF.

Talenti 18-vjeçar i sulmit ndërkohë është i pafajshëm nga federata, sa u përket akuzave të serbit Justin Vidiç. Ky i fundit pretendonte se Memeti është treguar racist duke i thënë “cigan” gjatë një ndeshje.

Memeti është produkt i akademisë së Melburn Siti. Deri tani është ndër talentet që tregohen me të ardhme të ndritur, ndërsa luan për moshat e Australisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb