Trajneri i Francës, Didier Deschamps, i ka dalë në mbrojtje kapitenit Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë pretendimet te Real Madrid, se sulmuesi është egoist ose se nuk kontribuon mjaftueshëm në ekip.

Gjatë Festivalit të Gazetarisë Sportive, Deschamps u pyet nga një gazetar, ndërsa tekniku i Les Blues nuk hezitoi të kthente menjëherë përgjigje.

“Mendoj se nuk është ashtu, edhe nëse disa vrapojnë më pak se të tjerët. Nëse doni që ai të vrapojë të paktën 11 km në çdo ndeshje, mos u mundoni, sepse nuk do ta bëjë.

Kylian, ju pëlqen apo jo, të rinjtë e adhurojnë. Ju keni imazhin e një lojtari egoist dhe individualist, dhe është e vërtetë që një sulmues duhet të jetë edhe egoist, por mund t’ju siguroj se në funksionimin e kombëtares franceze ai sillet si kapiten.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb