Interi mundi 2-1 Torinon dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i zikaltërve, Christian Chivu u shfaq i acaruar, pasi sërish ka kritika.

“Më falni, e kuptova mirë? Arrijmë në gjysmëfinale dhe ka kritika? Unë nuk kuptoj më asgjë nga futbolli… Do ta luajmë gjysmëfinalen, pastaj derbin dhe të gjitha ndeshjet. Mund të fitojmë, mund të humbim, por do të vazhdojmë me bindje dhe duke menaxhuar energjitë”.

“Fatkeqësisht merkato është gjithmonë e mallkuar dhe nuk ndodhi asgjë”. Më pas shpërthimi për derbin me Milanin: “Jemi në gjysmëfinale dhe bëhen polemika? Atëherë unë nuk kuptoj më asgjë nga futbolli…”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb