Donald Trump nuk i ka kursyer batutat në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington.

Presidenti amerikan foli rreth politikës së tij për emigracionin, e cila sipas tij deri më tani ka çuar në largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Njëkohësisht, duke bërë batuta ai u shpreh: “Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në Parajsë, po bëja shaka. Me të gjitha të mirat që bëj, ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë të mira për njerëz perfektë”, shtoi ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: