Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në studion e News24, e ka cilësuar autogol nga PD marrëveshjen që bëri me Ramën për Reformën zgjedhore, për dy pika; listat e mbyllura dhe votimi i diasporës.

“Listat e mbyllura ishin jë avantazh shumë i madh që iu dha Ramës në tavolinë dhe vota e diasporës për mënyrën si u gjet zgjidhja e modalitetit të votimit, kanë qenë autogola të opozitës.

Përfaqësuesi i PD zyrtare Enkelejd Alibeaj dhe ekspertët, një vit më parë e ka thënë troç që PD të mos ja bëjë këtë dhuratë Edi Ramës , sepse votimi me postë dhe me zarfe i hapi rrugë abuzimit dhe ka patur abuzime pafund ku ka shkuar votë familjare me postë ku ti nuk e menaxhon dot si opozitë.

Edvin Kulluri: Në kushtet e normalitetit, çështja e përdorimit të administratës. Është bërë një abuzim i frikshëm, PS nga qeveria sot janë të pandara nga procesi zgjedhor dhe kjo është e papranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe për një vend kandidat të BE. Nuk e di cfarë zgjidhje do të bëhet për këtë.

Por, listat e mbyllura që ishte një avantazh shumë i madh që iu dha Ramës në tavolinë dhe vota e diasporës për mënyrën si u gjet zgjidhja e modalitetit të votimit, kanë qenë autogola të opozitës të cilët nga përfaqësuesi i PD zyrtare Enkelejd Alibeaj dhe ekspertët, një vit më aprë është thënë troc mos ja bëni këtë dhuratë Edi Ramës se votimi me postë dhe me zarfe i hapi rrugë abuzimit dhe ka patur abuzime pafund ku ka shkuar votë familjare me postë ku ti nuk e menaxhon dot si opozitë.

Lista e mbyllur favorizoi PS si parti më e madhe pasi pati “dhjamin” elektoral që të fuste në garë personalitetet e saj në listën e hapur. Rasti në Vlorë ku u futën Vullnet Sinaj dhe Damian Gjiknuri dhe 3-4 personazhe të tjerë e maksimalizuan votën e PS. Dhe e gjithë lista e hapur e PD u motivuan kot duke dalë jashtë loje. PD ka marrë 3 deputetë nga lista e hapur ndërsa PS gati gjysmën e grupit parlamentar.

Partitë e vogla kërkuan listat e hapura që të fusnim garën brenda partive që të maksimalizohej vota.

Partitë e reja merrnin 6 muaj para zgjedhjeve gati 20% të votave sipas sondazheve.

Cfare ndodhi,, listat e mbyllura demotivoi kandidatët e partive të vogla dhe historia e Shabanit dhe Lapajt si degradoi e pamë cfarë dëmi bëri dhe në perceptim, dhe mosbashkimi i partive të reja për shkka të mungesës së vullnetit të partive të reja, konkretisht të Lapajt dhe Qorit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb