Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ndau përshtypjet e tij pas humbjes 1-0 ndaj Arsenalit në EFL Cup.

Rosenior u ndal edhe te një moment, kur anëtarë të stafit të Gooners hynë në gjysmën e fushës që u takonte “bluve” gjatë nxehmjes. Sipas tij, Arsenali tregoi mungesë respekti.

“Atje është gjysma juaj, atje është, qëndroni atje. Nuk ishin lojtarët e Arsenalit. Unë kam respekt kur gjatë ngrohjes qëndron në fushën që të takon, pasi tjetra i takon ekipit kundërshtar. Kurrë nuk kam kërkuar nga lojtarët apo trajnerët të hyjnë në territorin e kundërshtarëve”, ka thënë Rosenio.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb