Al Ittihad do të përballet të premten me Al Nassr, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin arab. Trajneri i Al ittihad, Sergio Conceicao ka ftuar për këtë takim mbrojtësin e kombëtares, Mario Mitaj.

Rregulli i lojtarëve të huaj që mund të përdoren e penalizoi Mitaj-n, por largimi i disa futbollistëve si Kante dhe Benzema, kanë bërë që të ndryshojnë gjërat.

Mitaj, siç shihet, është vendosur simbol në fotografinë e publikuar për formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Al Nassr. Kujtojmë që te Al Nassr nuk do luajë Ronaldo, i cili vijon protestën e tij.

 

Fref
Fref

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb