Marcus Thuram dhuroi një asist në fitoren 2-1 të Interit ndaj Torinos në Kupën e Italisë. Gjithsesi, sulmuesi francez nuk i ka raportet e mira me golin në këtë periudhë, pasi hera e fundit që ka shënuar ka qënë në sfidën ndaj Parmës me 7 janar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Thuram u ndal te ata që e kritikojnë.

“Njerëzit janë të fiksuar pas numrave, shpesh as nuk i shikojnë ndeshjet dhe nuk i japin çmimin lojtarit të ndeshjes, golashënuesit. Ky është brezi ynë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Statistikat kanë rëndësi sepse puna ime është të shënoj gola, por futbolli është më shumë se kaq: ka asiste, lojëra dhe ndërtime lojërash. Kjo është arsyeja pse distancohem nga ajo që njerëzit lexojnë në rrjetet sociale, për të shmangur ndikimin e saj tek unë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb