Tragjedi në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Kocaelispor dhe Besiktas. Harda Kaçmaz, një tifoz i Kocaelisporit i cili u lëndua pasi u rrëzua nga tribuna në Yıldız Entegre Kocaeli Stadium, vdiq në spitalin ku u dërgua. Incidenti në fjalë, ndodhi këtë të enjte. Klubi i Kocaelispor i ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë humbje kaq të madhe.
“Fatkeqësisht, e humbëm Hardën… I shprehim ngushëllimet tona tifozit tonë Harda Kaçmaz, i cili humbi jetën në spitalin ku u dërgua; Allahu e mëshiroftë dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, të dashurve dhe komunitetit tonë. Nuk do të të harrojmë kurrë, Harda…”, thuhet në njoftim.
Maalesef Harda’yı kaybettik…
Kaldırıldığı hastanede hayatını kaybeden taraftarımız Harda Kaçmaz’a Allah’tan rahmet; ailesine, sevenlerine ve camiamıza başsağlığı diliyoruz.
Seni asla unutmayacağız Harda… pic.twitter.com/1YUN41LRQO
— Kocaelispor (@Kocaelispor) February 5, 2026
