Zjarr në një banesë në Vlorë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:51, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në banesën e shtetasit N. M., 68 vjeç, në pjesën e ballkonit, ka rënë zjarr pasi ka plasur një bombol gazi.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u fik.

Nga verifikimet e para nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: