Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.

Bashkia ka vënë menjëherë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltes nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.

Një banor i Himarës shprehet se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh.

Banesat në lagjen para Policisë, pranë portit, janë përmbytur nga uji si pasojë e reshjeve të dendura. Uji ka hyrë në disa shtëpi, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.

Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë.

“Prej mëngjesit të sotëm, rajoni jonë është përfshirë nga një valë reshjesh me intesitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrnejve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera.

Ju bëjmë thirrje që të shmangni çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë.

Qëndroni në mjedise të sigurta derisa kushtet e motit të përmirësohen”, thuhet në mesazhin që bashkia e Himarës u ka drejtuar qytetarëve.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb