Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një komunikim online me mbështetësit në rrjetet sociale.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama sa ka përdorur disa anëtarë të trupës që të rrëzonte masën e GJKKO.

“Rama u vërtetojë shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politike, integrimin në BE, për interesat e veta. Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë tërë ekzistencën e BE, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit.

Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet. Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më anti Kushtetuese dhe anti ligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij dhe vijimi n në detyrë të Lubi Ballukut. Qendrimet e tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve dhe Komisionit Europian.

Shkelmon interesat e qytetarëve për të mbrojtur lëkurën e tij. Vlerësoj qëndrimin e gjykatësve të cilët me guxim rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti. Me ndarjen 4:4 të paktën kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në koshin e plehrave bashkë me Ramën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb