Kreu i PD, Sali Berisha gjatë komunikimit online me mbështetësit, u pyet nga njëri prej tyre se përse protestat e PD nuk janë më të dhunshme.

Berisha u shpreh se kjo parti nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me votat e shqiptarëve.

“Rama nuk meriton lule kurrë, meriton e do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend për krimet që ka kryer. Po i qendrojmë parimit të kryengritjes paqësore, sepse nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votat e shqiptarëve. Është rrugë më e vështirë por na bën fitimtarë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb