Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme mos pranimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-kushtetuese të masës së pezullimit nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Pas shpalljes së vendimit, që dol nga votimi 4:4 i anëtarëve të Kushtetueses, në oborrin para paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre.

Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit ndodhen kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ish- ministri Ilir Beqaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb