Mjeku alternativ Ylli Merja ka sqaruar ankthin te fëmijët. Në një bisedë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 të gazetares Nisida Tufa ai ndau një histori suksesi se si një fëmijë i klasës së tretë vuante nga ankthi, ndërsa kjo gjë i shkaktonte atij posesivet dhe mungesë dëshire për të mësuar.
Ai tha se mosha 11- 18 vjeçe është mosha më e pakët e prekur nga ankthi, por nuk përjashtohen raste të tilla. Në këtë grupmoshë për të shkaktuar gjendje të rënduar psigjike, është telefoni dhe shpërdorimi i kohës me gjëra të pavlera.
“Ka një numër në rritje, sidomos në këto vitet e fundit. Me vjen një fëmijë në klasën e tretë që vuante nga ankthi. Ishte si të thuash në një stres që askush nuk e frikësonte apo kërcënonte. Njihte shumë pak shkronjat. I bëra një trajtim, që të qetësonte sistemin nervor.
Ta aktivizonim gjatë ditës në punë, dhe në darkë ta vinim në gjumë. Ai luante vetëm në telefon, që drita e telefonit vret shumë trurin. Syri lodhej. Ndiente ndezje të syrit. Nervi optik i lodhur, po i lodhte sistemin nervor. I jep dhimbje në pjesën e përparme të kokës. Kishte kruaje të hundës, gërhitje natën.
Nuk dinte as të lexonte. Mësoi për 3 muaj që të mësonte dhe të ishte një nxënës i mirë. U kthye në një njeri normal. Ndikim te ankthi ka telefoni dhe parazitët në zorrë.
Telefoni dëmton nervin optik dhe sistemin tretës në organizëm.”, tha ai. Duke u ndalur te shërbimi alternativ, Merja dha këshillën e vlefshme, që të rregullojnë dinamikën e përditshme. “Alarmi në trurin e njeriut thellohet, këta njerëz bien në depresion.
Është një alarm i rremë për trupin e njeriut nëse nuk mbushen dot me frymë. Njeriu është një qenie biologjike, ndaj duhet të jetë i lidhur me natyrën, të ushqehet me gjëra natyrale. Duhet të rregullohet dhe gjumi, orari i tij. Kur njeriu çohet në mëngjes, duhet të bëjë të paktën 2-3 minuta gjimnastikë. Rekomandohet një çaj i ngrohtë, me pak borzilok dhe rozmarinë dhe shafran.”, pohoi ai.
Por cila është doza e duhur me bimë mediciale për të luftuar ankthin? Merja shtoi se; “Gjumi nuk duhet të kalojë pas orës 23:00 për fëmijët apo të rriturit. Ka bimë që duhet t’i pimë si çajëra. Borziloku dhe rozmarina duhet të pihet në mëngjes, në drekë dhe jo në darkë. Në darkë, barin e bletës, valerianën, livandën dhe murrizin, që qetësojnë sistemin nervor.”.
