Mjeku alternativ Ylli Merja ka treguar se cili është kufiri i ndarjes mes stresit dhe ankthit. Në një bisedë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, me gazetaren Nisida Tufa dha disa këshilla se si mund të kalohet ataku panik.

Po ashtu ai theksoi se meshkujt janë më të prirur për t’u prekur nga stresi. “Nëse një njeri është duke kaluar në semafor, dhe ka të drejtën të kalojë, por vjen një makinë, njeriu shpëton.

Ai thotë; “ua si kaloi dhe më rrezikoi jetën. Në këto momente aktivizohet i gjithë sistemi. Pragu për t’i dalluar stresin nga ankthi është fakti se stresi është mbingarkesë nervore e çdo dite. Ndërsa ankthi është stres i paqenë kot, kam frikë për jetën se mos më ndodh kjo, apo ajo. Detaje të paqëna, skena të paqëna. Nëse te stresi kemi një alarm që zgjat pak minuta, te ankthi është një alarm i rremë. Kur je në depresion, ndahesh nga bota dhe distancohesh. Ky njeriu depresion po diferencohet nga jeta. Në këto momente ai duhet të bashkohet me të tjerët. Te fëmijët janë në simptoma më të lehta. Kush ka një stres, ka një rritje të pulsit të zemrës. Ai ka aftësi flakë në trup, që e përshkron të gjithin. Ky që ka atak paniku është në një shkallë më të lartë. Ai është në një ankth të kotë dhe panik të kotë. Frymëmarrja sikur ulet dhe sikur nuk gjen dot ajër.”, tha Merja.

Por a mund të shkojë në fatalitet një atak paniku? Merja tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë. “Ai duhet të hapë ndonjë propolis, apo shishe parfumi, dhe kjo na çon në përmirësim të gjendjes. Këta njerëz duhet të lexojnë sa më shumë. Që të shkëputen nga kjo gjendje ankthi.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: