Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me demokratët në Kamëz, u shpreh se Brukseli po diskuton me variante nga më ndëshkueset për Shqipërinë.
“Variant dhe që të zhbëhet i gjithë procesi i integrimit të Shqipërisë. Do të thotë, të ktheheshim tek marrëveshja tregtare e vitit ’92. T’u bihej vizë asociim-stabilizimit, vizë heqjes së vizave, vizë statusit të kandidatit”, tha Berisha.
Sali Berisha: Këto ditë në Bruksel, ka patur mbledhje. Këto tre-katër ditë ka pasur mbledhje me diskutime shumë të rënda për ne. Me variante nga më ndëshkueset. Variant dhe që të zhbëhet i gjithë procesi i integrimit të Shqipërisë.
Do të thotë, të ktheheshim tek marrëveshja tregtare e vitit ’92. T’u bihej vizë asociim-stabilizimit, vizë heqjes së vizave, vizë statusit të kandidatit, hapjes së negociatave, pranimit të kërkesës. Dhe pse? Sepse Edi Rama ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë të bllokojë drejtësinë. Kërkon me çdo kusht që të mos japë llogari para ligjit.
Kjo, kjo është situata në të cilën ndodhemi.
Por sot ne, jemi në këmbë. Sot jemi në një mision më të rëndësishmin e jetës sonë. Jemi në një mision, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë, nga ky regjim që bazohet kryekëput në vjedhje, në drogën, përçmimin e qytetarëve.
Çdo qeveri që shkelmon votën e qytetarëve duhet të rrëzuar një minutë e më parë. Çdo qeveri që del nga vota e lirë e qytetarëve, por i vjedh qytetarët, humbet çdo legjitimitet për të qëndruar në pushtet. Dhe duhet të largohet një minutë e më parë.
Pra, këtu jemi. Në njërën anë jemi ne, njerëz me ideale, njerëz që e duan këtë vend, njerëz që i besojmë Shqipërisë, që ia njohim të gjithë problematikën.
Përballë kemi një organizatë kriminale. Përballë kemi një ç, që vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Dhe që tani thotë, do vazhdoj t’ju vjedh, do përdor imunitetin kundra jush. Mund të vazhdohet kështu? Asnjë minutë..
