Trabzonspor fitoi 0-3 në transfertë ndaj Samsunpor, në kampionatin turk. Protagonist absolut në këtë takim për Trabzonspor u shfaq Ernest Muçi, i cili dhuroi një asist, ndërsa shënoi një gol.

Fillimisht, në pjesën e parë, krosimi i dërguar nga Muçi rezultoi perfekt, pasi Paul Onuachu shënoi mjaft mirë me kokë.

Në fundin e sfidës, 24-vjeçari fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol. Për Muçin ky është goli i nëntë me këtë skuadër, ndërsa Trabzonspor duket se është bindur për blerjen e kartonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb