Java e 24-të e Kategorisë Superiore ka ndeshje shumë delikate të cilat do të vendosin për fatin e skuadrave në të dy skajet e tabelës, ashtu siç edhe mund të jetë vendimtare edhe për fatet e trajnerëve që janë në dyshim në klubet përkatëse.
Pas mesjavës së Kupës, ndeshjet kthehen me ritmin normal, të ndara mes të shtunës dhe të dielës. Gjithçka nis të shtunën me takimin mes Vorë dhe Egnatias, që intereson të dy krahët e renditjes. Ndërkohë, po në atë ditë luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Bylis, ku fitorja do të ishte e rëndësishme për secilën prej dy skuadrave, ndërsa humbja do të komplikonte planet e sezonit.
Të dielën, vëmendja është padyshim te derbi i kryeqytetit në orën 19:30. Por ndoshta vëmendjen më të madhe do e ketë ndeshja që luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Elbasanit në orën 16:30, paralelisht me atë mes Dinamos dhe Flamurtarit. Ndeshja në “Loro Boricci” mes dy skuadrave të kreut është padyshim interesante për luftën për titull, por edhe për shkak të tensionit të krijuar në sfidën e fundit mes dy ekipeve.
JAVA 24
14.02.2026
Vora – Egnatia ora 13:30
Teuta – Bylis ora 16:30
15.02.2026
Vllaznia – Elbasani ora 16-30
Dinamo – Flamurtari ora 16:30
Partizani – Tirana ora 19:30
