Në podcastin e tij “Flasim”, ashtu si çdo fundjavë, kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet më të rëndësishme të javës politike.

Sot, më 8 shkurt, ai u ndal fillimisht te vizita e tij në Vatikan, duke e cilësuar si të veçantë takimin dhe prezantimin me Papa Leonin XIV.

“Një njeri me dritë dhe me një mirësi të thellë. Diskutuam për Shqipërinë, rajonin dhe botën, si edhe e ftova të marrë pjesë në festën e madhe të 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, mbrojtëses së Shqipërisë. Nuk e di nëse do të jetë e mundur, por ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar”, u shpreh Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb